Kategorizimi i ri i komunave, Suhareka vazhdon në zonën e gjelbër

19.02.2021

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së infektisionit me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komuna e Suharekës është kategorizuar në grupin e tretë, në zonën e gjelbër, shkruan SuharekaOnline. Ndryshe, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se […]

Kategorizimi i ri i komunave, Suhareka vazhdon në zonën e gjelbër Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së infektisionit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komuna e Suharekës është kategorizuar në grupin e tretë, në zonën e gjelbër, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë konfirmuar 340 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për 10 viktima.

Të premtën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste të reja me COVID-19 me vendbanim në fshatin Sallagrazhdë.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë: Mitrovica e Jugut nga e gjelbra në të verdhë, Gjilani nga e verdha në të gjelbrën, Vushtrria nga e verdha në të gjelbrën, Prizreni nga e verdha në të gjelbrën.

Më poshtë mund të lexoni të gjitha masat kufizuese të cilat vlejnë për Komunën e Suharekës:

30. Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

30.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

30.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

30.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,

30.4. Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.6. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.9. Pavarësisht pikave 35.6, 35.7 dhe 35.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.