Kategorizimi i komunave, Komuna e Suharekës mbetet në zonën e verdhë

11.12.2020

Që nga data 13 nëntor kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19 kategorizimi i komunave është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona. Në konferencën e mbajtur sot Ministri […]

Kategorizimi i komunave, Komuna e Suharekës mbetet në zonën e verdhë Foto: Ilustrim

Që nga data 13 nëntor kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19 kategorizimi i komunave është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në konferencën e mbajtur sot Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ka ndryshuar lista e komunave në bazë të tri zonave.

Në zonën e kuqe kemi ndryshime, tani jamë vetëm 16 komuna, në të verdhen 9, zonën e gjelbërtë kanë kaluar 13 komuna, ka thënë Zemaj.

Nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, SuharekaOnline mëseon se ky ndryshim nuk e ka prekur Komunën e Suharekës e cila vazhdon edhe më tutje në zonën e verdhë.