Kastrati: Nesër do të ndihmohen 100 familje nga Suhareka, me miell dhe gjëra ushqimore

Hoxha dhe humanisti i madh Halil Kastati, ka njoftuar se është gjithçka gati për aksionin e madh që do të zhvillohet nesër, për të iu dalë në ndihmë familjeve nevojtare në kohën e izolimit dhe përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Kastrati tha se do të ndihmohen 200 familje nga Suhareka dhe Vitia.

“Ne u beme gati!
Neser aksion i madh humanitar
Do te ndihmohen 200 familje nevojtare me nga nje pako me gjera ushqimore, higjienike dhe nga nje thes miell 25 kg, vlera e nje pako eshte 50 euro.

100 familje do te ndihmohen ne komunen e Suharekes
100 familje do te ndihmohen ne komunen e Vitise

Aksionet tona do te jene te perditshme dhe ne te gjitha komunat e Kosoves Bamires Zoti ju shperblefte” ka shkruar Kastrati.