Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton organizatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka thënë se nuk ka emocion as fjalë që e përshkruan momentin e kthimit të buzëqeshjes të një familje nevojtare.

Humanisti Halil Kastrati po e vazhdon traditën e tij, duke dhuruar shtëpia në çdo komunë, ku ka familje në nevojë, sot Kastrati së bashku me Kryetarin e Komunës së Suharekës kanë dhuruar edhe shtëpinë e tretë.

Kësaj radhe, Humanisti Kastrati i shoqëruar me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhuruar një shtëpi të re për familjen Safet Kolgecit nga fshati Vraniq.

Kryetari Muharremaj ka theksuar se kemi shumë gëzima për disa familje, duke ju falënderuar Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.