Dy qytetarë nga Suhareka kanë hyrë të enjten në pikën kufitare me Malin e Zi

Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Suharekë, duke e dërguar numrin në katër persona, prej të cilëve një është shëruar.

I infektuari ka para dy dite nga Mali i Zi dhe është dërguar menjëherë në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë. 

Të enjten Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, ka bërë me dije se në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë në mënyrë të organizuar në grup 18 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë ardhur nga Republika e Malit të Zi.

Këtë e ka konfirmuar sot për SuharekaOnline Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, Petrit Loci, i cili tha se të enjten së bashku me 16 qytetarë të tjerë në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë edhe dy qytetarë nga Suhareka.

Sipas kësaj drejtorie, ata janë përcjellë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë.

RAPORTO