Kapen me drogë dy persona në Bukosh të Suharekës, arrestohen dhe dërgohen në mbajtje

18.01.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me 119.56 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu, nga policia bëhet e ditur se të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 9 […]

Kapen me drogë dy persona në Bukosh të Suharekës, arrestohen dhe dërgohen në mbajtje Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me 119.56 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu, nga policia bëhet e ditur se të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 9 fara të bimës kanabis sativa, një peshore dixhitale, një pako rizlla, një grinder, 37 qese të zbrazëta, dy telefona dhe vetura.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej të dyshuarve janë gjetur edhe 0.70 gram substanca narkotike marihuanë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Bukosh të Suharekës rreth orës 15:30.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.