Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të kanosjes.

Sipas informacioneve të SuharekaOnline një person (mashkull) ka njoftuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull.

SuharekaOnline mëson se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:20 në qytetin e Suharekës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.