Kandidatja e AAK-së dega në Suharekë ankohet në PZAP për mungesë votash
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tashmë ka publikuar të gjithë ankesat e dërguara në këtë institucion nga kandidatët për deputetë dhe subjektet e tyre. Shumica e kandidatëve janë ankuar në gabime të personave përgjegjës gjatë procesit të numërimit. Jo pak ankesa ka pasur këto ditë, me vëmendjen […]
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tashmë ka publikuar të gjithë ankesat e dërguara në këtë institucion nga kandidatët për deputetë dhe subjektet e tyre.
Shumica e kandidatëve janë ankuar në gabime të personave përgjegjës gjatë procesit të numërimit.
Jo pak ankesa ka pasur këto ditë, me vëmendjen kryesore te ish-ministrja Haradinaj-Stublla.
Nga kandidatët e Suharekës është kandidatja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila ka deponuar ankesë pranë PZAP-së.
Bytyqi e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marr 4398, është ankuar në PZAP për mungesë të votave dhe ankesën e ka ngritur ndaj këshillit të vendvotimit.