Ka rënje të rasteve të vjedhjeve dhe aksidenteve në trafik

27.05.2020

KKSB-ja ( Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi) në takimin e rregullt që ka mbajtur sot në mes tjerash ka diskutuar për gjendjen në Komunën e Suharekës. KKSB-ja ka diskutuar këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Informatë për menaxhimin e pandemisë në territorin e Komunës së […]

Ka rënje të rasteve të vjedhjeve dhe aksidenteve në trafik Foto: Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj / SuharekaOnline

KKSB-ja ( Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi) në takimin e rregullt që ka mbajtur sot në mes tjerash ka diskutuar për gjendjen në Komunën e Suharekës.

KKSB-ja ka diskutuar këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Informatë për menaxhimin e pandemisë në territorin e Komunës së Suharekës nga virusi covid 19; 3. Analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës; 4. Siguria në trafik-komunikacion dhe 5.Informatë dhe diskutim për projektet të infrastrukturës dhe të shërbimeve që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Suharekës, z Bali Muharremaj, njëherit kryesues i këtij  takimi duke folur për menaxhimin e pandemisë në territorin e Komunës së Suharekës nga virusi covid 19, ka numëruar aktivitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj situate duke thënë se kemi bërë disa herë dezinfektimin dhe pastrimin e hapësirave.

Kryetari ka dhënë edhe disa shifra që kanë të bëjnë me ndihmat që kanë arritur dhe të cilat janë shpërndarë.

Mbi 2700 familje janë ndihmuar, 70 tonë miell janë shpërndarë, rreth 11 mijë euro janë shpenzuar për paisje ( dorëza, maska e dezinfektues). Ai ka falënderuar diasporën që ka ndihmuar me rreth 70 mijë euro.

Ndërkaq për analizën  e vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës dhe siguria në trafik-komunikacion, ka fol Komandanti i stacionit policor në Suharekës, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka shtuar se janë zvogëluar rastet e vjedhjeve dhe të aksidenteve në trafik.

Për 57% janë zvogëluar vjedhjet gjatë muajit prill ndërsa në komunikacion fatmirësisht asnjë rast fatal nuk e kemi gjatë këtij viti.