“Jetimat e Ballkanit” bashkë me Komunën do të ndërtojnë 30 shtëpi në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e 30 shtëpive në Komunën e Suharekës.

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, “Cima Construction” si dhe qytetari ynë që jeton në Londër z.Xhavit Krasniqi nga fshati Dubravë, kanë nënshkruar Marrëveshjen për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Kryetari Muharremaj, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit, shkruan SuharekaOnline.

Hoxhë Halil Kastrati ka falënderuar kryetarin Muharremaj për bashkëpunimin e treguar për sa vite për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë një shumë, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit” përmes donatorëve.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.