“Jeta triumfon”, rreth 40 fëmijë kanë ardhur në jetë brenda një muaji në Komunën e Suharekës

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, jeta triumfon.
Që nga data 13 mars kur edhe ka filluar zyrtarisht lufta me pandeminë në Kosovë, këto 47 ditë kanë qenë të pazakonta në qytetin e Suharekës, por nuk duhet neglizhuar faktin se veçmas një rasti të një viktime nga covid-19 nga Suhareka, kanë lindur rreth 40 bebe në Komunën e Suharekë, prej të cilave 2 bebe në maternitetin në QKMF-së në Suharekë.
Ndërsa bebe nga Suhareka por që kanë lindur në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit janë rreth 40 kjo në bazë të dhënave dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara.
Nuk duhet harruar edhe shifrat e rasteve që lindjet janë kryer në spitale private por ende nuk ka të dhëna zyrtare për to.
Shifrat për QKMF e Suharekës i ka treguar Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Dr.Sale Bytyqi, ndërsa për ato të Spitalit të Përgjithshëm janë konfirmuar të përafërta për shkak të situatës së krijuar.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Dr.Sale Bytyqi, për SuharekaOnline ka thënë se këto shifra na rikthejnë në vëmendje se pavarësisht situatës së vështirë nga pandemia e koronavirusit, jeta vazhdon.
*Lindje në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2019:
Janar | 43 |
Shkurt | 28 |
Mars | 42 |
Prill | 49 |
Maj | 51 |
Qershor | 49 |
Korrik | 53 |
Gusht | 39 |
Shtator | 47 |
Tetor | 44 |
Nëntor | 41 |
Dhjetor | 45 |
Totali | 531 |