Javën e ardhshme KEDS-i do t’i fillojë punimet në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim drejtorin për Investime në KEDS, Hasan OZ.

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka pritur në takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan OZ me të cilin kanë biseduar për disa nga Projektet që KEDS do ti filloj në Komunën e Suharekës, njofton SuharekaOnline.

Drejtori për Investime në KEDS, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojnë punimet për shtrirjen e rrjetit nëntokësor në Sheshin e qytetit.

Në këtë takim kryetari Muharremaj ka kërkuar nga përfaqësuesi i KEDS-it që të respektohet koha e fillimit të punimeve, të punohet mirë dhe me cilësi në rrjetin nëntokësor elektrik, pasi është fjala për sheshin e qytetit, vendin ku do të ketë një shëtitore dhe hapësira atraktive për qytetarë.

“Sheshi i Qytetit” ka filluar që të punohet në nëntor të vitit 2019, qëllimi i këtij projekti është që qyteti të duket më bukur, më funksional dhe atraktiv për të gjithë.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.