Në kuadër të kremtimit të ditës së gruas 8 Marsi, në 13 shkolla të Komunës së Suharekës (3 shkolla të mesme dhe 10 fillore), mbahet “Java e Barazisë Gjinore”, ku një orë mësimore do ti kushtohet historikut të datës 8 Mars.

Ky aktivitet është organizuar nga OSBE, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës.

Sot, u mbajt ora e parë mësimore në SHFMU “7 Marsi“ në Suharekë. Ditëve në vazhdim do të mbahet edhe në shkolla të tjera.

Përpos këtij aktiviteti, Komuna ka organizuar edhe dy aktivitete të tjera që do të mbahen ditën e Enjte me datë 05.03.2020, në ora 11:00, në Shtëpinë e Fellbahut, ku në fokus do të jetë kategoria e femrave me nevoja të veçanta, (HandiKos).

Ato kanë përgatitur një program, që mbështetjen do ta kenë nga Komuna e Suharekës.

Ditën e Premte më datë 06.03.2020, në ora 13:00, në Sallën e Bordit të Drejtorëve, mbahet tryezë e rrumbullakët, me temë “Gratë dhe Siguria”.