Janë marr edhe 23 mostra në Suharekë, 14 raste të reja dhe 9 ritestim

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot në Komunën e Suharekës ka marr 23 mostra, ku prej tyre 9 janë ritestim për herë të dytë, 10 mostra të reja nga pacientë të hemodializës dhe katër tjera raste kontakti.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu. ka konfirmuar se sot janë marrur 23 mostra.

“Po sot kemi marrur 23 mostra nga Komuna e Suharekës ku 9 mostra janë marrur nga raste të mëparshme pë ritestim të dytë që të mërkurën në testin e parë rezultuan negativ dhe presim shërimin e tyre, 4 mostra kontakti të pacientëve me covid-19 dhe 10 mostra të kontakteve të pacientëve me dializë” ka shtuar Kryeziu.

Nga këto 9 për ritestim të dytë nëse dalin negative, atëherë shpallen të shëruar.

Kujtojmë se në Suharekë deri më tani janë identifikuar 36 raste me covid-19, në mesin e tyre 3 të shëruar dhe 1 i vdekur.

RAPORTO