Ish-ushtari i UÇK-së nga Suhareka nesër del para Gjykatës Speciale

10.12.2020

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Buzhala nga fshati Buzhalë i Suharekës nesër (11.12.2020) do të paraqitet para Gjykatës Speciale. Buzhala do të paraqitet nesër para Speciales në ora 10:00, njofton SuharekaOnline. Muhamet Buzhalës aktakuza nga Gjykata Speciale iu është konfirmuar më 26 nëntor të këtij viti (2020). Këtë e kishte konfirmuar edhe vet […]

Ish-ushtari i UÇK-së nga Suhareka nesër del para Gjykatës Speciale Foto: The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Buzhala nga fshati Buzhalë i Suharekës nesër (11.12.2020) do të paraqitet para Gjykatës Speciale.

Buzhala do të paraqitet nesër para Speciales në ora 10:00, njofton SuharekaOnline.

Muhamet Buzhalës aktakuza nga Gjykata Speciale iu është konfirmuar më 26 nëntor të këtij viti (2020).

Këtë e kishte konfirmuar edhe vet Buzhala në një prononcim për SuharekaOnline i cili ka treguar se ftesën e ka pranuar më 26 nëntor nga zyrtarë të kësaj gjykate dhe se do të paraqitet me datën 11 dhjetor në ora 10:00.

Buzhala kishte thënë se në bazë të ftesës ai mund të jetë i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe Muhamet Buzhala ka shërbyer si ushtarë i UÇK-së në Brigadën 123, batalioni II-të dhe një kohë ka shërbyer në Policinë e Kosovës.