Ish-ushtari i UÇK-së nga Suhareka nesër del para Gjykatës Speciale

11.12.2020

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Kadolli nesër më datë (12.12.2020) do të paraqitet para Gjykatës Speciale. Kadolli do të paraqitet nesër para Speciales në ora 10:00, njofton SuharekaOnline. Naim Kadolli ftesën nga Gjykata Speciale e kishte pranuar më 28 nëntor, 2020. Këtë e kishte konfirmuar edhe vet Kadolli në një prononcim për SuharekaOnline i cili ka […]

Ish-ushtari i UÇK-së nga Suhareka nesër del para Gjykatës Speciale Foto: Ilustrim

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Kadolli nesër më datë (12.12.2020) do të paraqitet para Gjykatës Speciale.

Kadolli do të paraqitet nesër para Speciales në ora 10:00, njofton SuharekaOnline.

Naim Kadolli ftesën nga Gjykata Speciale e kishte pranuar më 28 nëntor, 2020.

Këtë e kishte konfirmuar edhe vet Kadolli në një prononcim për SuharekaOnline i cili ka treguar se ftesën e ka pranuar më 28 nëntor nga zyrtarë të kësaj gjykate dhe se do të paraqitet me datën 12 dhjetor në ora 10:00.

Kadolli kishte thënë se në bazë të ftesës ai është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe, Naim Kadolli ka shërbyer si ushtarë i UÇK-së në Brigadën 123, batalioni II-të.