Intensiteti i lartë i reshjeve atmosferike, vërshohen disa rrugë të Suharekës

10.01.2021

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë rritur intensitetin e ujërave nëpër lumenj që kanë shkaktuar vërshime nëpër shumë komuna të Kosovës. Pozita gjeografike e Komunës së Suharekës mundëson që pas reshjeve të shumta të ketë vërshime nëpër fshatra dhe pjesë të qytetit duke shkaktuar dëme si nëpër objekte banimi ashtu edhe në kulturat bujqësore. Reshjet […]

Intensiteti i lartë i reshjeve atmosferike, vërshohen disa rrugë të Suharekës Foto: Ilustrim

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë rritur intensitetin e ujërave nëpër lumenj që kanë shkaktuar vërshime nëpër shumë komuna të Kosovës.

Pozita gjeografike e Komunës së Suharekës mundëson që pas reshjeve të shumta të ketë vërshime nëpër fshatra dhe pjesë të qytetit duke shkaktuar dëme si nëpër objekte banimi ashtu edhe në kulturat bujqësore.

Reshjet e shiut në orët e pasditës të së shtunës kanë vazhduar me reshje bore të cilat deri në orët e hershme të mëngjesit të së dielës janë përcjellur me reshje të intensitetit të lartë, për të vazhduar prapë me reshje shiu.

Veçmas dëmeve në kultura buqjësore në orët e pasditës të dielën nga reshjet e vazhdueshme janë vërshuar disa rrugë të qytetit të Suharekës.

Vërshime më të theksuara janë vërejtur në rrugën “Hajdin Berisha” dhe një pjesë të rrugës “Skënderbeu”.