INPO: Kryetari i Suharekës dhe të disa komunave shkelin ligjin me ndërhyrjen në punën e zyrtarëve të prokurimit

Disa kryetarë të komunave ndërhyjnë në punën e zyrtarëve të prokurimit, respektivisht gjatë fazës së implementimit të planit të prokurimit.

08.12.2021 / Suhareka

INPO: Kryetari i Suharekës dhe të disa komunave shkelin ligjin me ndërhyrjen në punën e zyrtarëve të prokurimit
Foto: Ilustrim

Kjo ndërhyrje sipas një hulumtimi nga Iniciativa për Progres, ka ndodhur nga kryetarët e komunave të Deçanit, Gjakovës, Klinës, Mitrovicës së Veriut, Podujevës, Prizrenit dhe Suharekës.

Veprimi i këtyre kryetarëve, po konsiderohet ndërhyrje flagrante dhe jo ligjore nga Iniciativa për Progres (INPO) Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë në Iniciativa për Progres (INPO).


Siç shkruan Kosovapress, gjatë publikimit të raportit ”Planifikimi i prokurimit në mes të formalitetit dhe profesionalizmit”, Arifi theksoi se rezultatet e hulumtimit tregojnë se asnjëra nga komunat e monitoruara nuk e ka planifikimin e prokurimit konform kërkesave ligjore, përkatësisht planin e prokurimit nuk e kanë hartuar me të dhënat e nevojshme dhe të sakta lidhur me aktivitetet e planifikuara.

”Për pyetjen e parë pohojnë që ka pasur kërkesë të tillë komuna e Deçanit, Gjakovës, Klinës, Mitrovica e Veriut, Podujeva, edhe Prizreni. Pra kanë pohuar zyrtarët e prokurimit që megjithatë kryetari i komunës ka kërkuar që një aktivitet i prokurimit të zhvillohet në kundërshtim me afatin kohor.

Pra, këto janë përgjigje të zyrtarëve të prokurimit. Edhe tek pyetja e dytë se a ka pasur raste kur ekzekutivi ka kërkuar me u hequr ose me u larguar një aktivitet i prokurimit, në komunën e Deçanit kanë thënë që po, në Klinë po ashtu, në Podujevë, Prizren dhe komuna e Suharekës.

Kryetari megjithëse është zyrtar kryesor administrativ brenda komunës, pra janë procedurat të tjera ku mund të kërkohet, por jo me do e mos me vendim të kryetarit kërkohet që të përjashtohet plani i prokurimit.

Në raport shihet që ka referenca ku me vendimet e kryetarëve është vendosur që të anulohet një aktivitet i prokurimit, krejt në mënyrë flagrante, duke përjashtuar procedurat e prokurimit. Pra, shihet qartë që kryetarët e komunave ndërhyjnë në mënyrë flagrante dhe jo ligjore tek zyrat e prokurimit”, thotë Arifi.

Hulumtuesi Arifi po ashtu ka komentuar edhe dështimin e Kuvendit për emërimin e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP), i cili theksoi se vonesat e emërimit të Bordit të OSHP-së janë të dëmshme.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *