“Iniciativa e Therandës” aplikon për certifikim në zgjedhjet e 17 tetorit

14.08.2021

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave. Ende asnjë parti e madhe dhe parlamentare nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën […]

“Iniciativa e Therandës” aplikon për certifikim në zgjedhjet e 17 tetorit Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave.

Ende asnjë parti e madhe dhe parlamentare nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve.

Si duket partitë politike parlamentare e kanë lënë në momentin e fundit që të aplikojnë dhe dorëzojnë në KQZ listat me emrat e kandidatëve që të garojnë në zgjedhjet lokale, për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale.

Tashmë kanë mbetur edhe dy ditë afat për aplikim të subjekteve politike për të marrur pjesë në zgjedhje lokale të 17 tetorit.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se deri më sot kanë pranuar aplikimin për certifikim të 27 subjekteve politike, 9 iniciativave qytetare edhe 13 kandidatëve të pavarur.

Në mesin e 9 iniciativave qytetarë është pranuar edhe Iniciativa e Therandës për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë.

Kujtojmë se kjo iniciativë në zgjedhjet lokale të 2017’s kishte fituar një ulëse në Asamblenë Komunale në Suharekë.