Ilir Llapatinca nga Suhareka dhe 20 policë të tjerë të rënë në detyrë shpallen heronj nga Presidenti Thaçi
Prej themelimit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e policisë që kanë humbur jetën gjatë detyrës zyrtare kap shifrën 21-të, duke përfshirë edhe vrasjen e fundit të policit Sami Thaqi. Vrasja e parë e një zyrtari të policisë ishte më 11 shtator të vitit 2001. Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964 në komunën […]
Prej themelimit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e policisë që kanë humbur jetën gjatë detyrës zyrtare kap shifrën 21-të, duke përfshirë edhe vrasjen e fundit të policit Sami Thaqi.
Vrasja e parë e një zyrtari të policisë ishte më 11 shtator të vitit 2001. Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964 në komunën e Kamenicës.
Policia e Kosovës që nga themelimi i saj, ka dhënë 21 pjesëtarë të Policisë.
Përkundër këtyre, disa pjesëtarë të policisë, mbetën të vrarë derisa po i kryenin detyrat e tyre.
Më 13 maj 2004 Ilir Llapatinca nga fshati Tërrnje ishte nisur për të ndihmuar në një konflikt familjar në fshatin Vraniq, ku u qëllua me armë zjarri.
Në këtë shkëmbim zjarri polici i SHPK-së Ilir Llapatinca kishte marrë plagë vdekjeprurëse. Polici i ndjerë la pas veten gruan me dy fëmijë, shkruan SuharekaOnline.
“Polici Llapatinca sakrifikoi jetën e tij në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës”, kishte theksuar asokohe komisioneri i policisë së UNMIK-ut, Shtefan Feler. Komesioneri i policisë së UNMIK-ut Shtefan Feler, me rastin e vdekjes tragjike të pjesëtarit të SHPK-së, Ilir Llapatinca, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë.
Presidenti, Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë.
Këshilltari i kreut të shtetit për siguri, Bashkim Smakaj, në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, e ka bërë të ditur vendimin e Thaçit.
“Presidenti bazuar në kompetencat kushtuese që ka, me dekret presidentcial i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së rënë në detyrë”.