Ilir Llapatinca nga fshati Tërrnje dhe 20 heronjtë e tjerë të policisë së Kosovës që ranë në krye të detyrës

04.06.2021

Prej themelimit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e policisë që kanë humbur jetën gjatë detyrës zyrtare kap shifrën 21-të,  duke përfshirë edhe vrasjen e fundit të policit Sami Thaqi. Vrasja e parë e një zyrtari të policisë ishte më 11 shtator të vitit 2001. Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964  në komunën […]

Ilir Llapatinca nga fshati Tërrnje dhe 20 heronjtë e tjerë të policisë së Kosovës që ranë në krye të detyrës Foto: Ilustrim


Prej themelimit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e policisë që kanë humbur jetën gjatë detyrës zyrtare kap shifrën 21-të,  duke përfshirë edhe vrasjen e fundit të policit Sami Thaqi.

Vrasja e parë e një zyrtari të policisë ishte më 11 shtator të vitit 2001. Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964  në komunën e Kamenicës.

Policia e Kosovës që nga themelimi i saj, ka dhënë 21 pjesëtarë të Policisë.

Përkundër këtyre, disa pjesëtarë të policisë, mbetën të vrarë derisa po i kryenin detyrat e tyre.

Më 13 maj 2004 Ilir Llapatinca nga fshati Tërrnje ishte nisur për të ndihmuar në një konflikt familjar në fshatin Vraniq, ku u qëllua me armë zjarri.

Në këtë shkëmbim zjarri polici i SHPK-së Ilir Llapatinca kishte marrë plagë vdekjeprurëse. Polici i ndjerë la pas veten gruan me dy fëmijë.

“Polici Llapatinca sakrifikoi jetën e tij në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës”, kishte theksuar asokohe komisioneri i policisë së UNMIK-ut, Shtefan Feler. Komesioneri i policisë së UNMIK-ut Shtefan Feler, me rastin e vdekjes tragjike të pjesëtarit të SHPK-së, Ilir Llapatinca, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë.