Ikja e mjekëve jashtë, Komuna e Suharekës hap konkurs për gjinekolog por asnjë aplikantë

15.02.2020

Largimi i mjekëve drejt perëndimit po i jep pasojat e para në tregun kosovar. Qendra e Mjekësisë Familjare në Komunën e Suharekës rrezikon të mbetët pa gjinekolog, si rezultat i mungesës së kuadrove profesionale. Komuna ka hapur konkurs për gjinekolog në muajin janar, megjithëkëtë asnjë person nuk ka aplikuar. Bytyçi ka paralajmëruar rihapjen e konkursit, […]

Ikja e mjekëve jashtë,  Komuna e Suharekës hap konkurs për gjinekolog por asnjë aplikantë Foto: Dr. Salih Bytyçi, drejtor i QKMF- Suharekë

Largimi i mjekëve drejt perëndimit po i jep pasojat e para në tregun kosovar. Qendra e Mjekësisë Familjare në Komunën e Suharekës rrezikon të mbetët pa gjinekolog, si rezultat i mungesës së kuadrove profesionale.

Komuna ka hapur konkurs për gjinekolog në muajin janar, megjithëkëtë asnjë person nuk ka aplikuar. Bytyçi ka paralajmëruar rihapjen e konkursit, por edhe mos pranimin e pacienteve deri në zgjidhje të situatës.

Drejtori i QKMF’së në Suharekë, Dr.Salih Bytyçi tregon se për momentin në gjinekologji janë të punësuar dy gjinekologë, ku njëri pas një muaje do të dal në pension ndërsa gjinekologia tjetër gjendet në pushim të lindjes edhe katër muaj dhe për atë periudhë jemi pa gjinekolog, shkruan SuharekaOnline.

Sipas tij nuk e di nëse ka bazë ligjore që gjinekologu që pensionohet ti vazhdojë shërbimet derisa të kthehet doktoresha tjetër.

Konkursi i I-rë i shpallur në Janar

Ai ka paralajmëruar rihapjen e konkursit dhe mos pranimin e pacientëve deri në zgjidhjen e situatës. Problemi sipas tij qëndron se komplet orarin nuk mund ta mbulojë një mjeke apo gjinekolog i përkushtuar pasiqë orari është i gjatë nga ora 08:00 deri në ora 22:00.

Faktor tjetër është se kërkesa për vizita gjinekologjike dhe nevoja për vizita të përditshme është e madhe.

Lindjet në QKMF në vitin 2019 krahasuar me atë 2018.

VITI 2018VITI 2019
Lindje3945

E më 10 shkurt 2020 Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka rishpallur konkursin për një mjek/e specialist/e të Gjinekologjisë.

Konkursi i rishpallur në Shkurt