IHMK tregon se si pritet të jetë moti në Suharekë të mërkurën

Foto: Ilustrim

Situata meteorologjike do të mbetet pothuajse e ngjashme si në ditët e fundit, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

“Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin”, bën të ditur instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.

🎬🍿 Për eventin Ladies Night, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

Cineplexx organizon eventin Ladies Night, ku do të dhurojë shumë shpërblime në të gjitha sallat, ku shpërblimi kryesor do të jetë një udhëtim 4 ditor në Dubai.