I infekturi nga Suhareka është rast i testuar nga Qendra e Studentëve

09.04.2020

Sot më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre (3) […]

I infekturi nga Suhareka është rast i testuar nga Qendra e Studentëve Foto: BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)

Sot më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive. 

Në mesin e tre të infektuarëve është edhe një qytetar nga Suhareka.

Rasti pozitiv i sotëm nga Komuna jonë është rast i testuar nga Karantina(Qendra e Studentëve) pra është qytetar i Suharekës i ardhur nga jashtë.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Dr. Fadil Kryeziu i cili tha se është mërgimtar nga Suhareka që gjendet në karantinë në Qendrën e Studentëve pasiqë institucioni që ai drejton nuk ka marr mostra sot në qytetin e Suharekës.