Dy qytetar nga Suhareka janë testuar sot, njëri rezultoi pozitiv me covid-19

Sot më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste. Nga 10 rastet pozitive është edhe një qytetar nga Komuna e Suharekës.

Lajmin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar nga QRSHP-së ku treguan se dy pacientë nga Suhareka janë kontrolluar sot në Prishtinë dhe kanë shkuar direkt atje.

“Po dy pacientëve nga Komuna e Suharekës u janë marr mostrat sot të cilët kanë shkuar direkt në Prishtinë pa udhëzim apo rekomandim nga Prizreni dhe njëri nga ta ka rezultuar pozitiv për covid-19” thuhet në përgjigjen e QRSHP-së.

Me të konfirmuarin e fundit numri i të infektuarëve në Suharekë shkon në 15 ku njëri nga ta është shëruar.

RAPORTO