I infektuari nga Semetishti ka pasur kontakte me qytetarë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë detaje në lidhje me të infektuarin e fundit nga kjo komunë.

Ai tha se i infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

“Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha.

I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat. Nuk kemi nevojë për panikë, por ju lutem qëndroni në shtëpi” ka njoftuar Muharremaj.

RAPORTO