I infektuari nga Bllaca e Suharekës gjendet në vetizolim në Banjë, nuk pritet karantinë

06.04.2020

Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste […]

I infektuari nga Bllaca e Suharekës gjendet në vetizolim në Banjë, nuk pritet karantinë Foto: Ilustrim

Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu për SuharekaOnline tha që një qytetar i Komunës së Suharekës saktësisht nga fshati Bllacë ka shkuar për vizitë në Banjë të Malishevës.

Sipas tij i njëjtë që nga momenti që ka shkuar në Banjë është vetizoluar atje dhe nuk është kthyer në Suharekë dhe se po të njëjtit i janë marr mostrat për analiza dhe ka rezultuar pozitiv, shkruan SuharekaOnline.

I pyetur nëse pas këtij rasti fshati Bllacë mund të vendoset në karantinë Dr.Fadil Kryeziu tha që nuk e shoh të arsyeshme pasi që pacienti është infektuar dhe është vetizoluar në Banjë të Malishevës, por gjithsesi mbetet të hulumtohet.