I gjenden armë dhe fishekë, arrestohet një person në Dubravë

22.04.2021

Policia e Kosovës në Suharekë gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Policia e Kosovës në Suharekë dje rreth orës 09:30 ka arrestuar një person në fshatin Dubravë të Suharekës, pasi që i njëjti ka mbajtur armë pa leje. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë […]

I gjenden armë dhe fishekë, arrestohet një person në Dubravë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës në Suharekë dje rreth orës 09:30 ka arrestuar një person në fshatin Dubravë të Suharekës, pasi që i njëjti ka mbajtur armë pa leje.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se të dyshuarit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë M-48, tre fishek të kalibrit 7.9mm.

Poashtu është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt.