Hungarezët pëlqejnë produktet kosovare!

01.03.2021

Frutex njëra nga kompanitë prodhuese më e madhe në Kosovë, edhe këtë vit ka vazhduar shitjet me shumë sukses. Hungaria është vendi në të cilin, Relax dhe Golden Eagle kanë arritur shtrirjen dhe pozicionimin karshi brendeve më të njohura botërore. Vlenë të ceket se produktet Relax dhe Golden Eagle janë ndër produktet e pakta kosovare […]

Hungarezët pëlqejnë produktet kosovare! Foto: Ilustrim

Frutex njëra nga kompanitë prodhuese më e madhe në Kosovë, edhe këtë vit ka vazhduar shitjet me shumë sukses.

Hungaria është vendi në të cilin, Relax dhe Golden Eagle kanë arritur shtrirjen dhe pozicionimin karshi brendeve më të njohura botërore.

Vlenë të ceket se produktet Relax dhe Golden Eagle janë ndër produktet e pakta kosovare që janë mirëpritur nga tregu hungarez.

Edhe përkundër vështirësive të mëdha të shkaktuara nga COVID-19 , kompania zotohet se brenda gjashtë mujorit të parë, shtrirja e produkteve Golden Eagle dhe Relax do të vazhdojë edhe në tri shtete të reja.

Kompania Frutex eksporton në 30 shtete në mbarë botën.