Humbë betejën me COVID-19, Sali Ramadani nga Shiroka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 viktima nga Coronavirus, një në Suharekë.

Viktima e sotme nga Suhareka është Sali Veli Ramadani, 76 vjeçar nga fshati Shirokë.

Lajmin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar vet familjarët e viktimës.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë 29 nëntor, 2020 në varrezat e fshatit Shirokë në ora 15:00.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, për ceremoninë mortore do të respektohen rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

RAPORTO