Humb betejën nga COVID-19 ish-drejtori i shkollës fillore “7 MARSI”, Maxhun Berisha

Edhe një viktimë nga COVID-19 është shënuar sot në Komunën e Suharekës.

Sot ka ndërruar jetë ish-drejtori i shkollës fillore “7 MARSI” në Suharekë, Maxhun Halil Berisha.

Drejtori Maxhun Berisha ishte prekur nga COVID-19, ku këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Dr. Arbër Zenelaj.

Maxhun Berisha do të kujtohet si model dhe udhërrëfyes për shumë gjenerata.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.