Hoxhaj viziton degën e PDK-së në Suharekë, thotë se do të veprojnë në interes të qytetarëve

11.12.2020

Kryetari në Detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë kryesitë e degëve në Suharekë dhe Dragash. Gjatë bashkëbisedimit me kryesitë e këtyre degëve, kryetari Hoxhaj ka folur në lidhje me konstruktivitetin e PDK-së, për të mos qenë asnjëherë opozitë e qytetarëve dhe shtetit, por vetëm e pushtetit. “Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, me […]

Hoxhaj viziton degën e PDK-së në Suharekë, thotë se do të veprojnë në interes të qytetarëve Foto: Ilustrim

Kryetari në Detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë kryesitë e degëve në Suharekë dhe Dragash.

Gjatë bashkëbisedimit me kryesitë e këtyre degëve, kryetari Hoxhaj ka folur në lidhje me konstruktivitetin e PDK-së, për të mos qenë asnjëherë opozitë e qytetarëve dhe shtetit, por vetëm e pushtetit.

“Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, me masat e propozuara nga PDK, do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të tejkalojnë më lehtë këtë periudhë të pandemisë. Ju siguroj që Partia Demokratike e Kosovës do të veproj gjithmonë në interes të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit”,  ka thënë ai.

Kryesitë e degëve të PDK-së në Suharekë dhe Dragash, i kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë vendimit të fundit të Kryesisë Qëndrore për votimin e Pakos së Rimëkëmbjes dhe për të gjitha zhvillimet tjera politike, në të cilat gjendet Kosova.