Hoti merr pjesë në fillimin e fushatës së korrje shirjeve në Suharekë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zv.kryeministri, Driton Selmanaj, ministri Mustafa dhe anëtarë të kabinetit të tij ka qëndruar sot në Suharekë ku ka marr pjesë në fillimin e fushatës së korrje shirjeve.

Ai ka vizituar SETIFARM në Shirokë ku së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ai ka uruar punë të mbarë dhe bereqet edhe këtë vit dhe ka thënë që edhe bujqit të jenë pjesë e pakos së rimëkëmbjes.

“Bashkë me ministrin Mustafa jemi pajtuar që pjese e pakos për rimëkëmbjen ekonomike të jetë subvencionimi i bujqësisë – dyfishimi i subvencioneve në bujqësi”.

“Pres sa më parë që të kalojë buxheti në Kuvend dhe të fillojë zbatimi i pakos për rimëkëmbjes ekonomie”.

“Dëshiroj t’i lus deputetët që të organizohen në këtë kohë pandemie dhe të gjejnë format që sa më parë ta kalojmë edhe buxhetin edhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë për rimëkëmbje ekonomike”.

LEXO EDHE:  [FOTO] Rrokulliset vetura në dalje të Suharekës

Ndërsa kryetari Muharremaj ka falënderuar kryeminsitrin Hoti dhe ka bërë të ditur se edhe pse kemi pasur pandemi këtë vit rendimentet janë shumë të mira dhe ka apeluar te kryeministri që sa më shpejtë të ndahen subvencionet.

Nisret Bajraktari pronar i SETIFARM ka falënderuar kryeministrin Hoti për vizitën në fermën e tij dhe ka treguar që janë në pritje të subvencioneve ku ka thënë që deri më sot nga Komuna e Suharekës nuk kanë pasur asnjë ndihmë por të paktën shpresojmë nga ministria, përndryshe me aktivitet bujqësor me u marr në Kosovë është e vështirë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.