Hodhi mbeturina, Komuna e Suharekës e gjobit me 50€

06.07.2020

Premtimi se nuk do të tolerohet askush të ndot ambientin, po realizohet në Komunën e Suharekës. Qytetarët e pandërgjegjshëm që po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit. Drejtoresha e kësaj drejtorie Jehona Rrafshi-Lumi, ka bërë të ditur se: “me gjoba do të vazhdojmë, pa tolerime për secilin që […]

Hodhi mbeturina, Komuna e Suharekës e gjobit me 50€ Foto: Ilustrim

Premtimi se nuk do të tolerohet askush të ndot ambientin, po realizohet në Komunën e Suharekës.

Qytetarët e pandërgjegjshëm që po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit.

Drejtoresha e kësaj drejtorie Jehona Rrafshi-Lumi, ka bërë të ditur se: “me gjoba do të vazhdojmë, pa tolerime për secilin që e bënë veprime të tilla.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunim, ajo ka shtuar se ky bashkëpunim do të na ndihmojë në këtë drejtim dhe së bashku do të kemi një ambient sa ma të pastër dhe sa më të bukur.