“Hidroregjioni Jugor” me njoftim të rëndësishëm për banorët e fshatit Reshtan

14.05.2021

Ujësjellësi Rajonal “Hidroregjioni Jugor” Sh.A ka bërë një njoftim të rëndësishëm për banorët e fshatit Reshtan të Komunës së Suharekës. KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar banorët e këtij fshati se në zonë nga ura për Semetisht deri te ura e ausotradës në të cilën pjesë është zëvendësuar rrjeti i ujësjellësit se nga data 17 maj […]

“Hidroregjioni Jugor” me njoftim të rëndësishëm për banorët e fshatit Reshtan Foto: Ilustrim

Ujësjellësi Rajonal “Hidroregjioni Jugor” Sh.A ka bërë një njoftim të rëndësishëm për banorët e fshatit Reshtan të Komunës së Suharekës.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar banorët e këtij fshati se në zonë nga ura për Semetisht deri te ura e ausotradës në të cilën pjesë është zëvendësuar rrjeti i ujësjellësit se nga data 17 maj do të ndërpritet uji në sistemin e vjetër dhe do të kalojë në sistemin e ri.

Sipas këtij njoftimi thuhet se punëkryesi është i obliguar që konsumatorët të cilët kanë qenë duke u furnizuar me ujë dhe kanë fatura nga KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A të bëjë edhe lidhjen nga ujëmarrësideri te gypi i kyçjes.

Gjithashtu thuhet se punëkryesi do të mundohet që këto lidhje t’i bëjë në kohë sa më të shpejtë brenda 2-3 ditëve, ndërsa lidhjet e reja të cilat deri më tani nuk kanë qenë duke u furnizuar me ujë, punëkryesi nuk ka për obligim të punojë mbrapa pusetës së ujëmatësit.

Po ashtu në këtë njoftim është dhënë një sçarim se konsumatorët të cilët janë regjistruar në databazë të KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A dhe të cilët për arsye të ndryshme tani me sistem të ri nuk janë kyçur duhet vet të lajmërohen në zyret e kompanisë t’i kryen obligimet e mbetura, në të kundërtën fatura me tarifë fikse do të ju vazhdoj.