Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin

Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin
Çlirim Gashi

06.06.2021 / Suhareka

Të shtunën një qytetar ka raportuar në Policinë e Suharekës për para të falsifikuara.

Të shtunën rreth orës 14:45 në Suharekë një punëtore në një qendër tregtare ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare ka paguar me një kartëmonedhë prej 20 eurove e cila dyshohet të jetë falso.

Monedha është konfiskuar nga forenzika. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE:  Më 16 shtator fillon fushata për zgjedhje lokale në Kosovë
RAPORTO