Punimet Haradinaj viziton punimet e “Sheshit të Qytetit” në Suharekë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës ka vizituar Komunën e Suharekës. Së bashku me kryetarin Muharremaj kanë vizituar punimet në “Sheshin e Qytetit”.

Investimin në projektin e “Sheshit të Qytetit” Haradinaj e ka vlerësuar si të nevojshëm nga qeverisja lokale dhe ajo qëndrore me ç’rast Suhareka shumë shpejt do të marrë pamje tjetër.

“Suhareka shumë shpejt do të marrë pamje tjetër me sheshin e ri ”Brigada 123”, falë investimeve të nevojshme, që qeverisja lokale dhe ajo qëndrore i ka adresuar.

Sot bashkë me kolegë dhe kryetarin Bali Muharremaj, vizituam punimet në këtë pjesë të qytetit dhe pamë një punë profesionale dhe me standarte të larta infrastrukturore që po bëhet, për t’u dhënë banorëve të kësaj ane, hapësirën dhe investimet e merituara!” ka thënë Haradinaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.