Haradinaj pret në takim përfaqësuesin e kompanisë “Solid”, kërkon përkrahje për prodhuesit vendor

Disa nga produktet që prodhohen në Kosovë kanë arritur të depërtojnë në vendet evropiane dhe botërore, ndonëse me vështirësi.

Prodhimet “Made in Kosova” jo rrallë herë hasin vështirësi edhe në tregun vendor, e kalimi i kufijve është me sfida të shumta.

Në mesin e shumë kompanive që eskportojnë jashtë Kosovës është edhe kompania për Prodhimin e Këpucëve, “Solid” e cila ka vite që ka arritur të depërtojë në tregje të ndryshme të Evropës dhe botës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pronarin e kësaj kompania, z.Ahmet Kuqi, të cilin e ka falënderuar për punën e jashtëzakonshme në prodhimin e këpucëve “Solid”, që dita ditës po fitojnë besimin e shumë klientëve si në Kosovë ashtu edhe në shumë shtete të botës.

Njëkohësisht Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës duhet të përkrahë vazhdimisht prodhuesit vendor.

“Ashtu si çdo fundvit, prita sot në takim Ahmet Kuqin, një prej prodhuesve shumë të suksesshëm të vendit tonë.

E falënderova për punën e jashtëzakonshme në prodhimin e këpucëve “Solid”, që dita ditës po fitojnë besimin e shumë klientëve si në Kosovë ashtu edhe në shumë shtete të botës.

Shteti i Kosovës duhet të jetë në përkrahje të vazhdueshme për prodhuesit vendorë që përpos që janë ambasadorët më të mirë në botë, punësojnë me mijëra qytetarë” ka njoftuar Haradinaj.

RAPORTO