Hapja e lokaleve, Krimet Ekonomike zbarkojnë në Suharekë, 11 të arrestuar për 24 orë

Moszbatimi i vendimeve të qeverisë nga ana e disa bizneseve të cilat e kanë të ndalur operimin, ka nxitur Njësinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës që së bashku me Inspeksionin e Komunës së Suharekës të fillojnë kontrolle të ashpra ndaj bizneseve që e kanë të ndalur operimin në kohë të pandemisë.
Veçmas masave të ashpra ndëshkuese që kanë filluar të jepen për pronarët e lokaleve, tani të njëjtit po arrestohen dhe po procedohen për dënim me burgim.
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, ka treguar për SuharekaOnline se janë detyruar që këtë kontroll ta bëjë Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës pasiqë ka raste kur mbyllet një lokal disa herë dhe ai hapet përsëri nga pronarët.
Gjithashtu ai ka tregur se vetëm 24 orët e fundit janë arrestuar 11 persona për moszbatim të masave dhe hapje të lokaleve.
Komandanti Sylaj gjithashtu ka apeluar përsëri tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat e qeverisë edhe për pak kohë sa ato janë në fuqi.