Hapet zyra e komunitetit lokal për siguri publike në Bukosh

Hapet zyra e komunitetit lokal për siguri publike në Bukosh

Me pjesmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, të fshatrave sot është hapur zyra e KLSP-së (Komunitetit Lokal për Siguri Publike) në fshatin Bukosh të Suharekës.

Zyra do të shërbejë për kryesinë e fshatrave Bukosh, Vraniq, Savrovë dhe Policinë e Kosovës.

Në hapjen e kësaj zyre ka ndihmuar edhe OSCE e cila ka dhuruar donacion për pajisjet e zyres në vlerë rreth 3500 €.

Kujtojmë se Komiteti Lokal për Siguri Publike(KLSP) është organ që mirret me nevojat e qytetarëve në lagjet përkatëse.

RAPORTO