Hapet procedura tenderuese për ndërtimin e Memorialit kushtuar heroit, Besim Nrecaj

Hapet procedura tenderuese për ndërtimin e Memorialit kushtuar heroit, Besim Nrecaj

Përmes një shkrimi, drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, ka njoftuar se është hapur edhe procedura tenderuese për ndërtimin e memorialit për heroin e kombit, Besim Nrecaj në vendin e rënies.

“Sot, jam shumë i lumtur që në cilësinë e Drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, po e përmbush edhe një pjesë të obligimit ndaj Heroit tim Besim Nrecaj: tani është hapur edhe procedura tenderuese për ndërtimin e memorialit për heroin e kombit Besim Nrecaj në vendin e rënies.

Nga çlirimi i Kosovës, patëm një strukturë politike që nuk e njohu, e jo rrallë kundershtoi, amanetin e dëshmoreve dhe idealin e luftetarëve të lirisë.
Pastaj, patëm një strukturë politike që e braktisi deri në harrresë amanetin e dëshmorëve dhe idealin e luftetarëve të lirisë. Shpresoj të mos jemi as me të parët e as me të dytët, por të punojmë fort çdo ditë e përherë për amanetin e dëshmorëve e idealin e luftetarëve të lirisë.

Mirënjohje e respekt deri në përulje për veprën e madhe të Heroit Besim Nrecaj. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!” ka shkruar Hajdari.

RAPORTO