Handikos në Suharekë pranon 5 karroca për personat në nevojë nga një shoqatë Zvicërane

Handikos në Suharekë ka njoftuar se sot kanë pranuar 4 karroca për tetraplegjikë dhe 1 karrocë elektrike.

Shoqata “Syt kërkojnë dritë” nga Lucerni i Zvicrës sot përsëri ka dhuruar 4 karroca për tetraplegjikë dhe 1 karrocë elektrike.

Menaxheri i Handikos në Suharekë ka falenderuar kryetaren e shoqatës, Shqipe Kryeziu dhe bashkëpuntorët e saj.

“Me organizimin e shoqatës “Syt kërkojnë dritë” nga Lucerni i Zvicrrës sot pranuam 4 karroca për tetraplegjikë dhe 1 karrocë elektrike. Me këtë rastë menagjeri Handikosit në Suharekë, falenderon kryetaren e shoqatës z. Shqipe Kryeziu dhe bashkëpuntorët e saj, si dhe kompanin transportuese FANAJ transport nga Prizreni i cili gratis bënë trasportin e këtyre paisjeve” thuhej në njoftimin e Handikos Suharekë.

Rikujtojmë se kjo shoqatë një muaj më parë ka dhuruar edhe 18 karroca për Handikos në Suharekë për personat me nevoja të veçanta.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.