Hamdi Bytyçi, kandidati më i votuar i AAK’së në Suharekë

16.02.2021

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve. Sipas të dhënave të KQZ-së në Komunën e Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% apo 5.137 vota, LDK e treta me […]

Hamdi Bytyçi, kandidati më i votuar i AAK’së në Suharekë Foto: Ilustrim

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Komunën e Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% apo 5.137 vota, LDK e treta me 19,20% apo 4.806 vota dhe e katërta PDK me 17,01% apo 4.258 vota.

Nga kandidatët e AAK’së në Komunën e Suharekës, Hamdi Bytyçi ka arritur të marr më së shumti vota, gjithsej 3405, i pasuar nga Bexhet Kuqi me 2774 vota.

KandidatiNr. i votave
Hamdi Bytyçi3405
Bexhet Kuqi2774
Albana Bytyqi2601
Albena Reshitaj2512
Fatos Berisha2479
Mensur Selimaj2071