“Gypa mbi gypa”, qytetarët shprehen skeptik për rifunksionalizimin e ujësjellësit në Peqan

14.09.2021

Të martën Komuna e Suharekës ka njoftuar se në bashkëpunim me Hidroregjionin Jugor kanë filluar punimet për rifunksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Peqan. Mirëpo sipas “Shoqatës Peqani” këto punime kanë hasur në disa probleme për të cilat kompania punuese nuk është në dijeni. Sipas kësaj shoqate plani i hartuar nga hidroregjioni me gjendjen […]

“Gypa mbi gypa”, qytetarët shprehen skeptik për rifunksionalizimin e ujësjellësit në Peqan

Të martën Komuna e Suharekës ka njoftuar se në bashkëpunim me Hidroregjionin Jugor kanë filluar punimet për rifunksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Peqan.

Mirëpo sipas “Shoqatës Peqani” këto punime kanë hasur në disa probleme për të cilat kompania punuese nuk është në dijeni.

Sipas kësaj shoqate plani i hartuar nga hidroregjioni me gjendjen në teren është jo i njëjtë, pasiqë në disa lagje ku është parashikuar shtrirja e rrjetit me gypa kryesor në ato lagje ky gyp është i vendosur shumë më herët.

Andaj kërkohet nga të gjithë ata banorë që në lagjet e tyre nuk e kanë shtrirjen gypit kryesor që të lajmërohen pranë kësaj shoqate në mënyrqë që kompania punuese të punojë vetëm në ato lagje.

Në njoftimin e shoqatës qytetarët e fshatit Peqan janë shprehur skeptik se ujësjellësi do të rifunksionalizohet.

A e dijne hidroregjioni qe gypat neper fshat jane qe para 40 vjete edhe qe gjysma e tyre jane te demtuar.Gypat qe jane te shperndare neper fshat ne ate kohe kane qene te mjaftueshem per furnizim te ujit per ate kohe ,kurse per kohen e tashme ata gypa jane te ngushte dhe nuk furnizojne mjaftushem.Kjo qe po bejne hidroregjioni me komune eshte nje hajgare e radhes sa per sy e faqe ne prag te zgjedhjeve” ka shkruar njëri nga qytetarët.

Etiketat