Gushti vjen me mot të nxehtë në Suharekë

Gushti vjen me mot të nxehtë në Suharekë

Ditët e para të muajit gusht në Suharekë do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa në fundjavë pritet rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale shiu.

Për ditën e sotme është paralajmëruar mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Në Suharekë temperatura minimale pritet të shënojnë 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë deri në 29 gradë celsius.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare krahu veriore 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.

RAPORTO