Greva e autobusëve urban në Suharekë, Muharremaj: Qeveria të mendojë një zgjidhje

Tash e dy ditë, shumë qytetarë të Kosovës po hasin në vërshtirësi për të udhëtuar nga një qytet në tjetrin, për shkak të grevës nga operatorët e transportit publik.

Ndërsa, gjatë ditës së premte, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është takuar me përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në Komunën e Suharekës, të cilët tashmë janë në grevë, raporton SuharekaOnline.

Sa i përketë marrëveshjes mes Shoqatës së Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës, Muharremaj ka thënë se qeveria duhet ta mendojë një zgjidhje dhe të vazhdojë mbajtja e linjave të rregulëta, pasi që qytetarët po presin që të udhëtojnë.

Njoftimi i plotë:

Jam takuar me përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në Komunën e Suharekës, të cilët tashmë janë në grevë, ku diskutuam për shqetësimet e tyre për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes së nënshkruar mes Shoqatës së Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës, për subvencionimin e operatorëve të transportit rrugor dhe të udhëtarëve.

Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet ta mendoj një zgjidhje dhe të vazhdoj mbajtja e linjave të rregullta, ngase qytetarët pres që të udhëtojnë.

RAPORTO