Greikoc: Lëndohet një punëtor, bie në pllakë betoni nga 4 metra lartësi

Me datën 28.11.2020 rreth orës 12:30 personi F.L i lindur ne vitin 1990 nga fshati Grejkoc, Suharekës, deri sa ishte duke punuar në objektin e kompanisë [E REDAKTUAR] në fshatin Grejkoc nga pakujdesia ka rënë nga një lartësi prej 4 metra në pllakën e betonit në sipërfaqe të tokës.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri, Shaban Osmanollaj i cili bēri të ditur se personi në fjalë pasi ka pësuar lëndime në krahun e majtë është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Patrulla Policore dhe Njësia e Hetuesisë të cilët janë marr me rastin. Rreth orës 17:20 në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i punës i cili është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Është informuar Prokurori Kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rast. Rasti nën hetime.

RAPORTO