Greiçec, lëndohet një person pasi që humb kontrollin duke vozitur traktorin

08.05.2021

Të premten rreth orës 13:14 është raportuar një rast i lëndimit aksidental, ku si pasojë një person ka marrë lëndime. SuharekaOnline mëson se viktima ka humbur kontrollin gjersa ishte duke drejtuar traktorin dhe ka dalë nga rruga. Rasti ka ndodhur në fshatin Greiçec të Suharekës ku është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka […]

Greiçec, lëndohet një person pasi që humb kontrollin duke vozitur traktorin Foto: Ilustrim

Të premten rreth orës 13:14 është raportuar një rast i lëndimit aksidental, ku si pasojë një person ka marrë lëndime.

SuharekaOnline mëson se viktima ka humbur kontrollin gjersa ishte duke drejtuar traktorin dhe ka dalë nga rruga.

Rasti ka ndodhur në fshatin Greiçec të Suharekës ku është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë në pyll duke drejtuar traktorin e tij, ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në hendek.

Pas marrje së ndihmës mjekësore në Suharekë, viktima është dërguar në spitalin rajonal Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.