Gratë e dhunuara gjatë luftës, SOS fshatrat dhe mbi 10 komuna janë ndihmuar deri më tani nga Fondacioni “Golden Eagle”

Kompania “Frutex” nga Suhareka përmes Fondacionit Humanitar “Golden Eagle” ka javë që është duke ndihmuarfamilje me pako ushqimore dhe higjienike.

Gjatë ditës së sotme në këtë aksion, ka marr pjesë edhe drejtori i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, ku kanë thënë se shpërndarja e tyre është bërë në qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës.

“Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike ka vazhduar edhe sot në disa familje në: Fushë Kosovë, Krushë e Madhe, Studenqan, Bllacë dhe në disa familje në Piranë. Aksionit të sotëm ju bashkua edhe z. Shaqir Palushi” thuhet në njoftimin e fondacionit.

Po i njëjti fondacion ka shpërndarë ndihma në Komunën e Suharekës, Malishevës, Prizrenit, Drenas, Skënderaj, Fushë Kosovë, Kukës, Prishtinë, Podujevë etj.

Gjithashtu ky fondacion gjatë pandemisëka shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike për disa grat të dhunuara gjatë luftes , të cilat jetojnë në kushte më të rënda si dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.