‘Grabitje’ me maska dhe armë në Biraq

16.09.2020

Në orët e para pas mesnatës në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një grabitje në Biraq. Sipas burimeve të SuharekaOnline në vendin ku bëhet shitja e rrushit dy persona njëri me armë dhe maskë ndërsa tjetri pa maskë kanë grabitur nga shitësi 350 euro nën kërcënimin e armës. Nga burimet tona bëhet e […]

‘Grabitje’ me maska dhe armë në Biraq Foto: Ilustrim

Në orët e para pas mesnatës në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një grabitje në Biraq.

Sipas burimeve të SuharekaOnline në vendin ku bëhet shitja e rrushit dy persona njëri me armë dhe maskë ndërsa tjetri pa maskë kanë grabitur nga shitësi 350 euro nën kërcënimin e armës.

Nga burimet tona bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate ku dy persona të moshës 35-37 vjeç kanë grabitur shitësin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të vreshtave.

Nga informacionet që posedojmë deri më tani rasti po cilësohet si i dyshimtë dhe është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.